Menaxhmenti i Benita Zenës ka reaguar publikisht, duke kërkuar masa të menjëhershme nga produksioni i Big Brother VIP Kosova, lidhur me një situatë të krijuar ndaj grimerëve që kanë rregulluar sot banorët.
Në reagimin e publikuar thuhet se nëse qëllimi ka qenë krijimi i vëmendjes brenda formatit të Big Brother VIP, kjo duhej realizuar në një formë tjetër dhe jo përmes, siç e quajnë ata, “injorimit dhe shpërfilljes së një banoreje të shtëpisë”.
Menaxhmenti tha se në rast se kjo situatë nuk adresohet, ata kërkojnë largimin e menjëhershëm të Benitës nga gara.
“Ne si kompani asnjëherë nuk kemi reaguar në situata të tilla, pasi nuk kemi dashur të ndikojmë te publiku apo të viktimizohemi. Megjithatë, kjo situatë ka tejkaluar çdo kufi dhe kërkojmë reagim të menjëhershëm”, thuhet në deklaratë.
Ky reagim vjen pasi një grimere i ka uruar ditëlindjen Elijonës, ndonëse ajo nuk e feston sot, por Benita.
“Nuk ia themi dot asaj”, ishte shprehur grimierja.