Në një konferencë në Vlorë bashkë me komisionerin për Zgjerim të BE-së Olivér Várhelyi kryeministri Edi Rama paralajmëroi se nëse nuk çelen negociatat për Shqipërinë, atëherë ditën e nesërme do të kërkohet ndarje nga çështja Maqedonase-bullgare.
“Nuk dua të zgjatem, pasi mund të ketë mbaruar një seancë, por në dijeninë time debati do vazhdojë me parlamentin e Maqedonisë së Veriut. Shpresoj që rezultati të jetë pozitiv, nëse do të jetë, patjetër Konferenca do të thirret shpjet. Nëse s’do të jetë pozitiv, menjëherë të të nesërmen do të vazhdojmë te kërkojmë ndarjen e Shqipërisë nga dosja bullgaro-maqedonase. Patjetër ne jemi të bindur që Shqipëria duhet t’i çelë negociatat këtë vit pa diskutim! Tani të presim fundin e këtij debati maratonë që parashikohet të zhvillohet në parlamentin e RMV.
Uroj që të ndodh që parlamenti i Maqedonisë së Veriut t’i hapë rrugë propozimit Francës dhe të dy vendet të hyjnë në negociata. Por kjo siç e tha dhe Komisionerit nuk është diçka që e vendosim ne, por parlamenti sovran i Maqedonisë së Veriut. Dua të theksoj dhe një herë se falë komisinerit të respekt të integrimit dhe të aspektit financiar të Ballkanit. Janë jo vetëm rrugë por dhe hekurudha. Do kërkojmë mbështetje dhe për portin e ri të Durrësit. Kemi kërkuar mbështetje nga paketa e investime të NATO-s.”, tha Rama.