Gazetari Parim Olluri, ka reaguar ndaj deklaratës skandaloze të deputetes së VV-së, Fitore Pacolli, e cila sot në Kuvend bëri thirrje që pushteti t’i kontrollojë mediat dhe të marrë masa ndaj tyre.
Në një postim në Facebook, Olluri e ka ndërlidhur këtë situatë me atë të para disa ditëve kur deputeti i VV-së, Jahja Koka tha se Mimoza Kusari po ia ndalon fjalën, shkruan lajmi.net.
Olluri ka thënë se Kusari duhet t’ia ndalojë fjalën pikërisht Fitore Pacollit.
Sipas Ollurit, Pacolli po flet si të ishte zyrtare e Koresë së Veriut, Rusisë apo Kinës.
Postimi i plotë i Fitore Pacollit:
Qe njeri kujt duhet me i thane Mimoza Kusari: Mos fol ne parlament.
Jo Jahja Kokes. Ai po e argeton masen. Nuk ka ide te rrezikshme.
Ngojeni qysh nje deputete qe jeton ne nje shtet demokratik flet kunder mediave si me qene zyrtare e Korese se Veriut, Bjellorusise, Rusise apo Kines.
Shko more ne vende diktatoriale e shprehe kete talent. Kjo logjike nuk ka vend ne Evrope.