Vuçiq: Serbët janë në disponim të keq

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka thënë se s’ka marrë kurrfarë ftese nga Brukseli për ndonjë takim të mundshëm me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, edhe pse ishte përmendur 19 korriku si datë e mundshme, shkruan Nova.rr.

“Askush s’më ka thirrur. Ata po provojnë diçka, por nuk e di se çfarë po përpiqen”, ka thënë Vuçiq.

Tutje shefi i shtetit serb ka thënë se “Serbia do t’i përgjigjet dialogut”, por që sipas tij “s’ka shumë kuptim”, meqë “ata po përgatiten për aksion kundër serbëve”.

Ai tutje ka folur edhe për një disponim të keq të serbëve, derisa ka shtuar se “do të bëj gjithçka për ta ruajtur paqen”.

“Për fat të keq, mendoj se disponimi në mesin e serbëve është shumë i vështirë dhe shumë i keq. Kam frikë, por do të bëj më të mirën dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për të ruajtur paqen” ka theksuar tutje Vuçiq.