Ndodh puthja e parë në Big Brother VIP Albania: Selin i jep puthjen e parë… (VIDEO)

Një situatë e pazakontë dhe mjaft e komentuar është regjistruar mbrëmjen e sotme në shtëpinë e Big Brother VIP 5, pas daljes së gjashtë banorëve nga akuariumi.

Brikena, Greta, Mateo, Kristi, Mali dhe Miri u bashkuan me pjesën tjetër të banorëve, pasi “Vëllai i Madh” u dha mundësinë të dilnin nga izolimi, por nën një kusht të rreptë: ata nuk duhet të komunikojnë me asnjë banor tjetër jashtë grupit të tyre, përndryshe do të rikthehen sërish në akuarium.

Menjëherë pas daljes së tyre, banorët e tjerë nisën provokimet për t’i bërë të humbasin sfidën. Një nga momentet më të komentuara ndodhi në oborr, ku Selin iu afrua Gretës teksa ajo ishte ulur me banorët e akuariumit.

Selin, me buzëkuq në dorë, nisi t’i lyente buzët Gretës dhe më pas i dha edhe një puthje në buzë. Gjatë gjithë situatës, Greta u tregua e kujdesshme dhe nuk komunikoi fare me Selinin, duke respektuar rregullin e vendosur nga produksioni. Ajo u përgjigj vetëm banorëve që ishin pjesë e akuariumit bashkë me të.

Ky moment ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit po diskutojnë nëse veprimi i Selinit ishte një provokim i qëllimshëm për t’i rikthyer sërish banorët në izolim, apo thjesht një situatë spontane brenda lojës.

Mbetet për t’u parë nëse produksioni do ta konsiderojë këtë episod si shkelje rregullash apo jo, dhe nëse gjashtë banorët do të vazhdojnë të qëndrojnë jashtë akuariumit.