Faton Peci nga Lista Guxo dhe kryetari i Mitrovicës së Jugut ka dhënë një deklaratë ‘kërcënuese’ në drejtim të opozitës.
Peci tha se “nëse ua pi sorra mendët”, referuar opozitës, dhe “nuk qëndrojnë në sallë për votim të presidentës”, atëherë sipas tij “kërcënohet demokracia”, duke aluduar se VV do ta thellojë rezultatin.
“Në rast se runa Zot, që thotë populli ja u pi sorra mendët edhe nuk qëndrojnë në sallë në zgjedhjen e presidentit atëherë ne mundemi me shku në një proces zgjedhor ku seriozisht rrezikohet demokracia në vend”, tha Peci.
Pas kësaj deklarate, moderatori i ATV i tha Pecit, “është në kufi të kërcënimit”.
“Jo përbesë nuk është kërcënim, por aty mundet demokracia me u kërcënu. Jam person që komunikoj shumë me qytetarët dhe vlerësimin e kam objektiv” tha ai./Periskopi/
Video e plotë, KËTU: