Momenti i frikshëm ku Broja pësoi goditje, trajneri e detyroi të kthehej në fushë, çfarë ndodhi…? (Video)

Armando Broja i trembi të gjithë në minutën e 89-të, ndërsa Bërnli po përballej me Njukasëll.

Sulmuesi i Kombëtares pësoi një goditje, që u duk se ishte e rëndë nga reagimi i lojtarit në fushë.

Broja reklamonte dhimbje të mëdha në fushën e blertë, megjithatë ishte trajneri Skot Parker që po e shtynte të vazhdonte.

Dhe pse e provoi fillimisht, më pas stafi mjekësor u afrua për ndihmën e parë.

Loja rifilloi për Brojën në minutën e 92-të, pasi edhe stafi mjekësor dha “ok”.

Sulmuesi shqiptar ndërkohë vazhdonte të çalonte në disa momente.

Ai bëri mjaft mirë në ndeshjen e sotme. Bërnli ndërkohë u mposht 1-3 nga Njukasëll, ndërsa goli i vetëm për ekipin e tij u asistua pikërisht nga Broja.

VIDEON MUND TA SHIKONI KETU