Ҫun Lajҫi, Kurtit: Të përkraha edhe kur më kërcënuan për vdekje, sonte po më pushohet trupi

Pas rezultatit të zgjedhjeve, ka reaguar edhe artisti Ҫun Lajҫi, duke iu drejtuar kryeministrit Albin Kurti me disa vargje.

Ai i thotë Kurtit se e ka pasur përkrahjen e tij edhe atëherë kur është kërcënuar me vdekje, edhe kur është sharë, kërcënuar e mallkuar.

Ai e ka uruar Kurtin për këtë fitore, e poashtu edhe i ka bërë disa kërkësa.

Postimi i plotë:

Kryeministër,

E ke pasë përkrahjen time për pesë vjet rresht,

si njeri që rri në këmbë edhe kur era i bie përballë.

T’kam besue,

dhe s’i bie pishman as shkrimit,

as fjalës s’gjallë që e kam nxjerrë prej vetes.

I kam përbi mallkimet, shamjet e kërcnimet —

deri edhe me jetë.

M’kan shkrue:

“Pse po e përkrah malazezin?”

“Pse po e shkatërron karrierën?”

“Pse po e ulë veten?”

“Pse po bahesh b* lëpirës?”

Fjalë të randa,

gjëra që s’thuhet,

gjëra që s’i ka hije shqiptarit

kur harron veten.

Por unë i kam besue vetës,

sinqeritetit tand,

dhe dashnisë tande për atdheun —

asaj dashnie që s’ban zhurmë,

por rri si gur n’themele.

Albin,

tash po ta uroj pushtetin edhe për katër vjet,

me shpresën se ke me qenë

ma i drejtë se dje,

ma i përmbajtun se sot,

dhe ma i madh se vetja jote

kur t’jetë nevoja.i

Sonte, për herë t’parë pas shumë kohe,

po më pushohet trupi.

Natën e mirë juve

që e votuet djaloshin nga Sukobina,

të lindun, të rritun

dhe të kalitun në Prishtinë,

mes fjalës, përplasjes dhe durimit.

Urime,

Albin Kurti

28.12.2025