Rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit tregojnë një përmbysje politike në Malishevë, komunë e njohur ndër vite si bastion i Fatmir Limajt.
Sipas të dhënave të publikuara, Lëvizja Vetëvendosje (VV) ka dalë e para me 37.38% të votave (9,862 vota), duke lënë pas NISMA Socialdemokrate me 31.22% (8,237 vota).
Pas tyre renditen PDK me 18.15%, LDK me 9.78%, ndërsa subjektet e tjera mbeten nën 3%. Procesi në Malishevë është mbyllur plotësisht, me të gjitha qendrat e votimit të numëruara.