Nasim Haradinaj i drejtohet Sali Mustafës: Ti e di se nuk je vetë, me ty sot kanë dhimbje të gjithë atdhetarët dhe ata që ndihen shqiptarë e krenarë me Kosovën

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj në një postim i është drejtuar Sali Mustafës i cili sot mori lajmin për vdekjen e babait të tij, por Gjykata Speciale nuk i dha leje që t’a takoj para se të vdiste.

Haradinaj në postimin e tij tha se e di që ‘Cali’ sot është më krenar që nuk u nënshtrua asnjëherë përballë vuajtjeve dhe presioneve në burg, transmeton lajmi.net.
“Por ti e din se nuk je vetëm! Me ty sot kanë dhimtë të gjithë atdhetarët dhe ata që ndihen shqiptarë e krenarë me Kosovën e sotme.”, shkroi Haradinaj ndër të tjera.
Postimi i plotë:
Euuu Sali Mustafa – CALI,
Ti sonte, përkundër dhimbjes, e di dhe jam i sigurt se ndihesh edhe ma krenar që nuk u nënshtrrove as atëherë e as tash, përballë vuajtjeve dhe presioneve në burg.
Por ti e din se nuk je vetëm! Me ty sot kanë dhimtë të gjithë atdhetarët dhe ata që ndihen shqiptarë e krenarë me Kosovën e sotme.
E di se, sido që të sillen ata që të arrestuanë nga një denocuese qe sotë punonë në ministri me faktin e vetëm se ke pasë “beretë të kuqe” në kokë, ju do të mbetëni gjithmonë Cali i ilegalës dhe i luftës çlirimtare. E ajo dhe ata si ajo duhët ta dinë se ishimë me mijëra që kanë bartur me nderë atë kapele !
Ngushëllime, shoku im !/lajmi.net/