Vijon përplasja mes dy banorëve, Seno i hedh karkalec Angleos, banori: Je thjesht një zero

Ka vijuar përplasja mes Angelos dhe Senos në Big Brother Vip 5, pasi ky i fundit i ka hedhur një karkalec në trup moderatorit.

Angelo nuk ka reaguar pasi i ka hedhur karkalecin në trup, duke qëndruar i qetë.

Gjatë debatit, Angelo i ka thënë Senos që është një zero dhe se nuk është Big Brother të jesh banakieri, pasi Seno është vendosur nga lideri i shtëpisë të ketë në kujdestari banakun, për ta pastruar dhe për ta mirëmbajtur atë.

Pjesë nga debati:

Angelo: Ik pastro, pak banakun më bëj një kafe.

Seno: E meriton, se unë i bëj të tjerëve kafe, po ti s’e meriton.

Angelo: Je thjesht një zero, të kanë lënë detyrën e një banakieri që e kërkove vetë.

Seno: E kam me qejf dhe do e hap edhe jashtë.

Angelo: Big Brother nuk është të bësh banakierin.

Seno: Fytyrën tënde do e bëj që nuk lejohet, do ta bëj me një kryq të madh.

Angelo: Nuk është Big Brother të bësh banakierin.

Seno: E bëj me qejf.