Aktori i njohur Halil Budakova është rikthyer në skenën artistike së bashku me bashkëshorten e tij, Merita Budakova, me një film të ri aksion me titull “Djemtë e rrezikshëm”.
I ftuar në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, Budakova u shpreh i revoltuar dhe i zhgënjyer nga mungesa e mbështetjes nga institucionet shtetërore për projektet e tij artistike.
Ai theksoi se deri më tani është mbështetur vetëm nga miqtë dhe shokët e tij, por sipas tij kjo nuk mund të vazhdojë pafundësisht, pa mbështetje institucionale.
“Një film aksion që s’kam dashur me e bo hiç, sepse jam shumë i dëshpëruar, jam shumë i mërzitur dhe, nëse nuk funksionon edhe pak, unë do iki jashtë dhe s’do të vij kurrë në Kosovë. Mbaje në mend, kurrë në jetë s’do të vij, as i gjallë as i vdekur, në Kosovë. Jam njeri që s’jam përkrahur kurrë. Mua më përkrahin miqtë e mi, por ata i kam lodhur, nuk shkon gjithmonë. Hajdeni, ndihmoni, hajde të sponsorizohemi. I kam lodhur njerëzit, është koha e shtetit”, tha Budakova për Klan Kosova./Periskopi/