Jamie Carragher befason Granit Xhakën, askush nuk e priste këtë veprim

Legjenda e futbollit Jamie Carragher, analist në “Sky Sports”, ka zgjedhur formacionin më të mirë të pjesës së deritashme të edicionit 2025/2026.

Cili është formacioni më i mirë sipas Jamie Carragher?

Në portë Robin Roefs (Sunderland), mbrojtje Daniel Munoz e Marc Guehi (Crystal Palace), Gabriel Magalhaes dhe Riccardo Calafior (Arsenali).

Mesfusha Granit Xhaka e Declan Rice (Arsenali), Bruno Fernandes (Manchester Utd).

Sulmi Erling Haaland (Manchester City), Morgan Rogers (Aston Villa) dhe Antoine Semenyo ( Bournemouth).

“Sa i përket formacionit, kam zgjedhur një formacion standard, 4-2-3-1.

Kështu që kam zgjedhur Granit Xhakën dhe Declan Ricen në mesfushë.

Tjetri që duhej përfshirë ishte Moises Caicedo dhe ishte shumë e vështirë.

Nuk doja t’i vendosja të tre, por dëshiroja të vendosja një mesfushor më sulmues.

Sigurisht që kam Bruno Fernandesin.

Mendoj që Rice ka epërsi ndaj Caicedos”, – ka thënë Carragher.