Në një nga emisionet politike në vend mbrëmë është transmetuar një video e nënës së Ramush Haradinajt, e cila shihet dhe dëgjohet duke folur e përlotur për djemtë e saj, mes tyre edhe Shkëlzenin dhe Luanin të cilët kanë rënë heroikisht gjatë luftës.
Vajtimi i nënës së tij, emocionoi edhe vetë Ramush Haradinajn të cilit në studio iu shfaqën edhe lotët.
‘’Foli me ta krejt sikur me kanë gjallë, po s’po ma kthejnë këta. Qe Luani, Shkëlzeni, Enveri’’, thotë në video mes shumë lotësh e duke vajtuar nëna e Haradinajt.
Ndërsa Haradinaj, pas videos thotë se ata mundohen që t’ia bëjnë më të lehtë nënës së tyre.
‘’Mundohemi me ia lehtu sa dimë, sa mujm nanës. Unë çdo mëngjes, ditën e filloj me nanën. Munohum me u sjell sa ma lehtë me te, por tash, këto janë kanë pjesë e jetës tonë.
Por, kjo situatë emocionale nuk i ka bërë përshtypje burrit të Albulena Haxhiut, Alban Krasniqit. Krasniqi në reagimin e tij aludon se Harardinaj po e keqpërdor lotët e nënës së tij për fushatë politike.
“Loti i nënës së dëshmorëve mallkon dhe vret këdo që e keqpërdorë, në çdo kohë, sidomos në kohë fushatash”, ka shkruar Krasniqi.
Ndryshe, familja Haradinaj është ndër familjet me të njohura të përfshira në luftën për çlirimin e vendit. Përveç Shkëlzenit dhe Luanit të cilët kanë rënë si dëshmorë, edhe Ramushi dhe Dauti kanë qenë pjesë e UÇK’së.