Donika Gërvalla, kryetare e GUXO-s, ka folur në lidhje me zgjedhjet e reja.
Në Tëvë 1, ajo ka theksuar se nuk jane parti e pazareve.
“Nëse do të ishim parti e pazareve, atëherë kërkesën e Fatmir Limajt për t’u bërë kryeparlamentar do ta kishim pranuar që në fillim dhe institucionet do të ishin konstituuar pa asnjë debat. Mirëpo, për shkak se ne nuk bëjmë pazare dhe kemi kërkuar vazhdimisht bashkëpunim parimor, jashtë praktikave të zakonshme, situata ka ardhur deri këtu.Jemi dëshmitarë se në të kaluarën ka pasur parti që me vetëm dy deputetë kanë ndikuar në përbërjen e qeverisë. Ne nuk veprojmë kështu, sepse secilin e vlerësojmë sipas peshës që ka. Po të pranonim pazare, nuk do të ndodhnim në këtë gjendje. Por pazaret paguhen shtrenjtë në fund, dhe jo individualisht; çmimin e tyre e ka paguar gjithmonë Kosova”, ka deklaruar Gërvalla.