“E vetmja parti ku njerëzit nuk po shkojnë është Vetëvendosja, Dafina Demaku: Albin Kurti i thotë PDK-së reformohu, e ti?

Gazetarja, Dafina Demaku, ka thënë në “Pressing” të T7, se e vetmja parti ku njerëzit nuk po shkojnë është Lëvizja Vetëvendosje.

Ajo tha se lista e LVV nuk ka ndonjë ndryshim, teksa Albin Kurti i thotë PDK-së reformohu.

“Vetëvendosja nuk ka ndonjë ndryshim, i ka disa prurje nga studiot televizive. E vetmja parti politike ku njerëzit nuk po shkojnë është Lëvizja Vetëvendosje”, ka thënë ajo. /Gazeta Express