Gazetari i njohur, Milaim Zeka, ka qenë i ftuar në podkastin “Andale”, ku bëri edhe një zbulim të papritur.
Ai tregoi se ka refuzuar ftesën e Arbana Osmanit për të qenë pjesë e spektaklit të njohur, Big Brother VIP Albania.
“10 milionë euro të më ofrojnë, unë nuk futem në Big Brother”, tha Zeka.
Më tej, gazetari zbuloi edhe një detaj të rëndësishëm përsa i përket pjesmarrjes në këtë reality show.
“Po ju tregoj juve se çfarë opinioni ka familja ime për Big Brother. Vajza ime ka qenë 10 vjeç. I ka thënë Arbana Osmanit: Nëse futet babi në Big Brother, unë e ndryshoj mbiemrin”.