Pozhari ua kontrollon profilet ministrave të Kurtit, “qe 4 ditë s’kanë punuar asgjë”

Analisti politik, Xhevdet Pozhari, ka kontrolluar profilet e Facebook-ut të ministrave të Qeverisë së Kosovës.

Nga kjo i ka rezultuar që veç ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit – kanë postua pas urimit të Bajramit.

“Pra, që 4 ditë kurgjo që shihet nuk paskan punu”, ka thënë Pozhari për të gjithë minsitrat pos Haxhiut dhe Nagavcit.
Sipas tij “gratë tanaherë janë më të zonjat se burrat”, por referuar burrave thotë se “neve na vjen inat me e pranu”. /Express