Xheneta i rikthehet historisë me Gjestin, kujton diçka emocionale të tyre

Xheneta Fetahu, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, ka hapur zemrën e saj.

Në një intervistë ajo ndau disa momente të veçanta që lidhen me premtimin që i kishte dhënë Gjestit, për të qëndruar pranë tij në momentet më të vështira.

Ajo tregoi se premtimi që kishte bërë ndaj këtij banori ishte një veprim që e kishte marrë nga ndërgjegjja e saj.

“Ndërgjegjia ime më tha të veproj kështu, sepse më bën të ndihem më e qetë dhe më fjett më pastër. Mendoj se e meriton, sepse edhe unë, kur kam pasur momente të vështira, ai ka qenë gjithmonë pranë meje”, tha ajo.