Banorja e BBVK fsheh peshqirët para Prime-it – Alba përgatit “kaosin” e ditës

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Alba, ka vendosur t’i trazojë pak bashkëbanorët e saj në mëngjesin e ditës së Prime-it.

Teksa po qëndronte në lavanderi, ajo nisi një plan të vogël “shakaje”, duke fshehur të gjithë peshqirët e banorëve, pikërisht në ditën kur të gjithë përgatiten më shumë dhe kanë nevojë për to.

“Është ditë Prime, të gjithë do të lahen dhe do t’i kapë paniku”, u shpreh Alba me të qeshur, ndërsa përgatitej të realizonte idenë e saj.

E ngazëllyer nga plani, ajo nisi të kërkonte një vend të përshtatshëm për t’i fshehur, duke kontrolluar qoshe të ndryshme të lavanderisë.

Pas disa çastesh hamendjeje dhe kërkimi, Alba gjeti vendin ideal: një dollap i lartë në lavanderi, ku peshqirët mezi vihen re.

Ajo u ngjit ngadalë dhe i vendosi atje një nga një, duke u larguar më pas sikur s’ka ndodhur asgjë.

Tani mbetet të shihet reagimi i banorëve, të cilët, para nisjes së Prime-it, me siguri do të kërkojnë peshqirët në panik të plotë pa e ditur se fajtore është pikërisht Alba, që duket se ka vendosur ta nisë ditën me humor dhe pak rrëmujë.