Ermal Panduri, autor i emisionit “Debat Plus”, e ka telefonuar Adriana Matoshin, deputete e VV-së, pasi Sami Lushtaku, kryetar i Skenderajt nga PDK-ja, e ofendoi rëndë përmes telefonit në RTV Dukagjini.
Megjithatë, Panduri nuk ka arritur të shtrojë pyetjen rreth deklaratës së Lushtakut, të cilën edhe vetë Panduri e quajti si të papranueshme, pasi Lushtaku përdori termin “kudër”.
Matoshi deklaroi se është në Stamboll dhe se nuk po e dëgjon mirë.
Pas kësaj, u ndërpre telefonata.