Mesazh i qartë nga Kurti: Ndikimi i Serbisë nuk kthehet më

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, nëpërmjet një konference për media ka diskutuar rreth importit të energjisë elektrike.

Video nga kjo konferencë është shpërndarë nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Kurti ka theksuar se me ardhjen në pushtet të Vetëvendosjes, Serbia ka humbur ndikimin e saj politik dhe ekonomik në Kosovë.

Ai shtoi se ky ndikim nuk do të kthehet më në Republikën tonë.

Postimi i plotë:

Me ardhjen tonë në pushtet Serbia ka humbur edhe ndikimin politik edhe atë ekonomik.

E ai ndikim në Republikën tonë nuk kthehet më.