Jahja Kokaj i gjen “behane” fotografisë së NASA’s për të cilën foli sot e githë bota

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj ka folur për të metat e imazhit që e zbuloi teleskopi hapësinor James Webb i NASA-s, duke i lejuar njerëzimit që ta shikojë më afër agimin dhe dhe skajin e universit.
Kokaj në Frontal të T7 tha se fotografia e NASA-s “i ka të metat e veta”, ndërsa foli për holografinë, teknikën që mundëson përfitimin e fotografive tre-dimensionale.

“Fotografia i ka të metat e veta për shkak se është projektim në rrafsh. Para se ta lavdoj këtë fotografi, po flas për të metën, për arsye se e ka projektimin në rrafsh. Është një prezantim tjetër i informacionit që quhet holografi, për të cilin unë kam doktoruar, dhe është një lloj i veçantë i përpunimit të informacioneve, që është tredimensional”, tha deputeti.

Kokaj tha se për zbuluesin ky imazh “zbulim që dikujt s’do t’i kishte shkuar në mend”.