Ish-këshilltari politik i Wesley Clark, Michael Durkee po vijon dëshminë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Michael Durkee tha këtë të enjte se Hashim Thaçi nuk kishte autoritetin dhe kompetencën për ta ndaluar dhunën e cila u zhvillua në verën e viti 1999.
“Nuk kishte kompetencë, nuk kishte autoritet Hashim Thaçi ta bërë këtë gjë atëkohë”, tha Durkee.
Ai tha se këtë e bazon në faktin se, kur UÇK-ja mori përsipër demilitarizimin, po bëhej përpjekje që ajo të realizohej. Por, sipas tij kjo e bëri të kuptojë se e gjitha bazohej në nivele lokale dhe nuk kishte asnjë strukturë komanduese që Thaçi të mund të përdorte për të ndaluar dhunën.
“Nuk ekzistonte absolutisht asnjë strukturë komanduese që ai mund të përdorte për të ndaluar dhunën”, tha Durkee.
Përshtypja e drejtuesve të Nato-s, sipas Durkee, ishte se në Kosovë nuk kishte një strukturë të konsoliduar të komandës që të jepte urdhra që të mos kryheshin veprime të caktuara në terren.
“Ne kishim këtë përshtypje që nuk kishte një strukturë solide ose të konsoliduar komandës që dikush të ishte në nivel të lartë në Prishtinë dhe të jepte urdhra të cilat më pas do të çonin në veprime ose në operacione të caktuara në terren nëpër zona operative. Komandantët e zonave operative kishin autonomi të konsiderueshme dhe ekzistonte vullneti i tyre për të vepruar me kokën e tyre kur ata e mendonin të përshtatshme”, tha Durkee.
Në Kosovë sipas tij, Uçk nuk kishte një structure siç është zakonisht në ushtritë perëndimore.
“Domethënë nuk kishte një zinxhir të konsoliduar komande në kuptimin e koordinimit të drejtpërdrejtë të komandës siç domethënë në ushtrinë perëndimore”, deklaroi Durkee.
Durkee pohoi se ishte Hashim Thaçi njëri prej personave që thoshte se duhej të krijohej një Kosovë multietnike. Ai pohoi se Thaçi ka bërë një fjalim më 1999-ën duke bërë thirrje që të ndalohej dhuna.
Pas Michael Durkee, Të martën e ardhshme në Hagën ë Dhomat e Specializuara do të dëshmojë, Ëesley Clark, Gjenerali i kohës gjatë luftës në Kosovë që udhëhoqi fushatën e bombardimeve në Serbi.