Mediumit serb as matematika nuk i del me shqiptarët, vetëm ndonjë çudi!

Të gjithë janë me mendje te ndeshja Andorra – Shqipëria dhe Anglia – Serbia, të cilët luhet sonte në orën 20.45..

Sonte mund të mbyllet gjithçka sa i përket vendit të dytë në Grupin K të kualifikimeve për Kampionatin Botëror në futboll.

Fitorja e Shqipërisë ndaj Andorrës dhe humbja e Serbisë në Londër, gjithçka merr fund.

Shqipëria siguron vendin e dytë, ndërsa Serbisë i fiken shpresat përfundimisht.

Mediumi serb “Danas” e pranon se Serbia ka pak shpresa karshi shqiptarëve.

“Serbia është në vendin e tretë me një pikë më pak se rivali i tyre i drejtpërdrejtë në luftën për fazën eliminatore, kombëtaren e Shqipërisë.

Shqipëria do të luajë së pari kundër Andorrës, ndërsa në raundin e fundit do të presë Anglinë.

Është e lehtë të shkruash në letër, por e vështirë të arrish në praktikë:

Nëse Serbia do të bënte një befasi të madhe dhe do ta mposht Anglinë jashtë fushe, dhe më pas do të justifikonte rolin e saj si favorite në raundin e fundit kundër Letonisë, atëherë Shqipëria do të duhej të humbiste të paktën një pikë, ose të mos i fitonte të dyja ndeshjet.

Një skenar pak më realist do të ishte që serbët të fitonin katër pikë në dy ndeshjet e ardhshme, dhe që skuadra shqiptare të mposhtë Andorrën dhe të humbiste ndaj Anglisë.

Në këtë rast, të dyja skuadrat do të kishin të njëjtin numër pikësh, dhe faktori vendimtar në situata të tilla është diferenca e golave, në vend të rezultatit kokë më kokë.

Megjithëse, në shikim të parë, kjo duket si një rrethanë lehtësuese për kombëtaren serbe, pasi kemi një rezultat negativ kokë më kokë me Shqipërinë, pas humbjes në Leskovc në tetor, për fat të keq kemi edhe një diferencë golash më të keqe krahasuar me konkurrentin tonë kryesor për fazën eliminatore.

Shqiptarët kanë një diferencë golash +3, ndërsa lojtarët tanë janë saktësisht në zero me shtatë gola të shënuar dhe të njëjtin numër të pësuar.

Pra, në rastin e skenarit të lartpërmendur me një renditje të barabartë pikësh, do të ishte e nevojshme që Shqipëria të pësonte një humbje potencialisht thellë kundër Anglisë ose që Serbia të mposhtë bindshëm Letoninë në shtëpi në raundin e fundit me tre ose më shumë gola.

Nëse rastësisht diferenca e golave do të ishte identike, atëherë numri i golave të shënuar do të vendos.

Serbia gjithashtu mund të kualifikohej në fazën eliminatore nëse do të fitonte katër pikë në dy ndeshje, dhe Shqipëria do të barazonte kundër Andorrës dhe Anglisë”, shkruan mes të tjera media serbe.

Asnjë matematikë nuk i del mediumit serb, pra gjithçka sillet në favor të shqiptarëve.

Shqipëria e ka fatin në duart e veta dhe vetëm ndonjë befasi e madhe mund të mbeten pa fitore në Andorra.

Anglia është super favorit dhe pritet fitore që të hedhin Serbinë në nokaut përfundimisht.