“Peci mban afër njerëz që merren me vjedhje të votave, pse s’i ndodhi Çekut?”, Parim Olluri për dyshimet për manipulim të votave në Mitrovicë

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Faton Peci mban afër njerëz që merren me vjedhje të votave.

Ai ka komentuar situatën në lidhje me zgjedhjet në Mitrovicë.

“Këshilltari i Faton Pecit ta jep një dëshmi që merren me vjedhje votash”, tha Olluri, duke komentuar raportimin e Gazetës Insajderi lidhur me Enis Osmanin, ish-këshilltarin e Pecit në Ministrinë e Bujqësisë.

Në rastin e parë Osmani ishte dënuar nga Gjykata Themelore e Mitrovicës për falsifikim të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, dënim me gjobë prej 1 mijë e 500 euro.

Kurse në rastin e dytë Osmani dënohet me burgim me kusht prej 1 viti për falsifikim të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2019.