“Xhelal, hajde nalna”, Besian Mustafa poston me flamurin Dardan nga sheshi

“Xhelal, hajde nalna”, ka shkruar në Facebook deputeti i LDK-së, Besian Mustafa.

Ai postoi një fotografi nga festa e LDK-së në Prishtinë, pasi festuan kryeqytetin.

Xhelal Sveçla sot e kishte fotografuar një aktivist të LDK-së, i cili mbante logon e LDK-së.

Kur i tha i riu “nuk kë drejtë të më fotografosh”, Sveçla ia kthehu “hajde nalna”.