Zvicra befason, me tre shqiptarë vjen në Kosovë! Ja lista zyrtare

Selektori i Zvicrës, Murat Yakin, ka publikuar listën e futbollistëve ndaj Suedisë dhe Kosovës.

Yakin ka ftuar tre futbollistë shqiptarë, kapitenin Granit Xhaka, Adrian Bajramin dhe Andi Zeqirin.

“Suedia është sigurisht një ekip që mund të luajë pa presion”, tha Yakin.

Image

Lista

Një nga pyetjet kryesore për Yakin është: Kush do ta zëvendësojë Remo Freuler përkrah Granit Xhakës?

Freuler është i lënduar.

Zvicra luan më 15 nëntor në Gjenevë ndaj Suedisë dhe tre ditë më vonë (18 nëntor) Prishtinë kundër Kosovës.

Zvicra ka dy përballje të vështira në kuadër të kualifikuesve për në Kampionatin Botëror në futboll.

Zvicra kryeson me 10 pikë në Grupin B, e ndjekur nga Kosova me 7, Sllovenia 3 e Suedia 1 pikë.

Lista – portierët

Gregor Kobel (Borussia Dortmund)
Yvon Mvogo (Lorient)
Marvin Keller (Young Boys)

Mbrojtësit

Manuel Akanji (Inter Mailand)
Aurèle Amenda (Eintracht Frankfurt)
Adrian Bajrami (FC Luzern)
Nico Elvedi (Borussia Mönchengladbach)
Luca Jaquez (VfB Stuttgart)
Miro Muheim (Hamburger SV)
Ricardo Rodriguez (Betis Sevilla)
Isaac Schmidt (Werder Bremen)
Silvan Widmer (Mainz 05)