Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka kritikuar opozitën lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit dhe propozimin për kryeministër.
Ai ka deklaruar se Vetëvendosje ka bërë një kompromis duke ndryshuar kandidatin e saj për kryeministër, pavarësisht se sipas tij, kandidati i saj fillestar ishte deputeti më i votuar në histori të zgjedhjeve parlamentare.
“LVV e bëri kompromisin e saj, përsëri. Për ta konstituuar Kuvendin, LVV e ndryshoi propozimin e saj, edhe pse ajo ishte deputetja më e votuar të legjislacionit. Tani, për të shmangur rrezikun që vendi të mbetet pa buxhet, në vend të politikanit më të votuar në histori të zgjedhjeve parlamentare, Albin Kurtin, po e propozojmë Glauk Konjufcën për kryeministër. Tash do ta kuptojmë se a e ka opozita për shtet apo për pushtet!” ka shkruar Bajqinovci.