Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ka sulmuar PDK’në e LDK’në duke thënë se po bëhen bashkë kundër VV’së në balotazh.
“Se sa e rëndësishme që fitoret tona të jenë të mëdha e të thella, sic e kemi parë në nivelin qendror, po e shohim veçmas në nivelin lokal. Kudo ku VV është në balotazh me LDK ose PDK, këto të fundit po bëhen bashkë kundër Lëvizjes me idenë që të pamundësojnë ndryshimet edhe në nivele lokale me të vetmin qëllim për t’i dëmtuar kandidatët e Lëvizjes duke mos patur fare në mendje analiza të situatave lokale e me raste ekstreme duke mbështetur kandidatë partia e të cilëve qeverisë apo keqqeverisë sic e thoshin edhe vetë ata në fushatë në rundin e fundit edhe për pesë mandate.
Janë bërë bashkë në Fushë Kosovë PDK e LDK, aty ku LDK ka keqqeverisë me komunën që 20 vjet por fitoren e Valon Prebezës nuk ka koalicion të interesave të ngushta që e ndalë. Janë bërë bashkë edhe në Prizren, aty ku për 4 vitet e kaluara ka keqqeverisur PDK, por s’ka koalicion që e ndalë fitoren e Artan Abrahit atje. Janë bërë bashkë e s’po guxojnë të tregojnë, edhe në kryeqytet, por kryeqyteti e ka hajrin e vet, e ka Hajrullaun që ka koalicion me qytetarë e që do të dalë fitimtar. Pra me imponime të marrëveshjeve nën tavolina nga PDK, LDK e AAK përvecse e kanë minuar demokracinë e tyre të brendshme, nuk kanë dashur t’ia dijnë fare për situatat aktuale në komuna, ku për të dëmtuar VV’në pranojnë që të mbështesin edhe qeverisjet aktuale, të cilat i kanë kritikuar e s’kanë lë gjë pa thënë gjatë rundit të parë të zgjedhjeve”, tha ai.