Përparim Rama nxjerr dokumentin: Qe ku janë faktet, nuk na e keni dhënë projektin për Spitalin e Kryeqytetit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se Ministria e Brendshme e ka bllokuar projektin për Spitalin e Kryeqytetit.

Rama nxjerri edhe dokumentet, të cilat dëshmojnë se projekti nuk ishte dhënë nga Xhelal Sveçla.

“Projekti për Spitalin e Kryqytetit nuk na e keni dhënë, ministry Sveçla nuk e ka dorëzu projektin tek ne, i kemi more faktet. I kemi të gjitha të faktuara, janë me Emaile. Qe Spitali i Kryeqytetit, ku doni me shiku, zoom in të lutem, kërkesa jonë për Spitalin. Këto janë faktike, nuk flas me gënjeshtra, as me fjalë të kafeve”, tha Rama më T7.