Si qëndron raporti mes tri ish-banoreve të “BBVA”? Fotoja që flet shumë

Beniada Nishani ka ndarë me ndjekësit e saj një anë më personale të marrëdhënieve që ka me dy mikeshat e saj, Jori Delin dhe Heidi Baçin. Përmes një pyetjeje në “Instagram Story”, ku ajo ftonte ndjekësit të bënin pyetje e kuriozitete, një prej tyre e pyeti: “Çfarë marrëdhënie ke me Jorin dhe Heidin?”

Modelja u përgjigj me sinqeritet, duke treguar se me Jorin e lidh një miqësi shumëvjeçare, e bazuar në mirëkuptim dhe afërsi shpirtërore.

“Me Jorin njihemi prej shumë vitesh. Është një nga ato marrëdhënie që nuk kanë nevojë për fjalë apo shprehje të bukura. Mund të jemi larg për ditë apo javë të tëra, por është sikur flasim çdo ditë,”- shkroi ajo, duke treguar se lidhja mes tyre nuk ndikohet nga distanca apo rutina e përditshme.

Ndërsa për Heidin, Beniada zbuloi se njohja e tyre ka nisur pas eksperiencës në “Big Brother VIP”, ku të dyja u bënë të dashura për publikun shqiptar.
“Me Heidin jemi njohur pas eksperiencës së ‘Big Brother’-it. E vlerësoj shumë, është një person shumë e sinqertë. Edhe pse shihemi më rrallë për shkak të ritmeve të jetës dhe punës,” – shtoi ajo.

Beniada i tregoi ndjekësve se pavarësisht famës dhe angazhimeve, ajo i çmon fort miqësitë e vërteta, ato që nuk kanë nevojë për fjalë të mëdha për t’u ndjerë të thella.