Gazetari, Vehbi Kajtazi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, në krye me Albin Kurtin, po shantazhon institucionet me video komprometuese.
Sipas tij, qëllimi kryesor është kapja e tyre. Shton se këto metoda janë kryer në raport me disa prokurorë.
“Tani këta kanë filluar që gradualisht me i kap edhe institucionet e tjera, përfshirë edhe Këshillin Prokurorial. Tashmë kanë arrit njerëzit e vet me i instalu aty, meqë iu është dashur gradualisht me i kap këto institucione, në mënyrë që Prokuroria të mos funksionojë më, madje edhe në forma tepër bizare, siç është shantazhi i prokurorëve të caktuar me video komprometuese”, u shpreh ai.
“Këtë që po e them, nuk po ia fus kot, po e them publikisht”, shtoi tutje ai.
Sipas Kajtazit, me këtë formë të shantazhimit, VV mundohet të kapë çdo institucion.
“Është urgjencë kombëtare, që ky njeri [Albin Kurti], të largohet nga pushteti”, tha Kajtazi.