Çitaku: Koalicion me VV i pamundur, PDK me asnjë çmim nuk i përdor metodat e tyre

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka bërë të qartë se partia e saj nuk ka numrat për të formuar një qeveri me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ajo kritikoi Albin Kurti për, siç tha, tentativën për të shantazhuar Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe për të manipuluar situatën politike në favor të tij.

Çitaku shtoi se pozicionet e partive opozitare janë të qarta dhe publike, duke e bërë një koalicion të tillë të pamundur.

“Nuk i kemi numrat. Dy ditë pas zgjedhjeve, kandidati ynë Hamza ka dalë në konferencë ku bëri të qartë se në asnjë rrethanë nuk hyjmë në koalicion me VV. Kemi pasur shumë takime edhe me Abdixhikun, por këto ditë të fundit jo, sepse pozicionet janë të qarta. LDK ka thënë publikisht se nuk pranon të jetë pjesë e një qeverie të tillë dhe ata kanë dhënë propozimin e tyre,” tha Çitaku.