“Kurti e ka ditur që nuk i ka numrat, ka provu me nënshtru deputetë”, Deliu: Nëse i fton deputetët me votu duhet me ditë kush janë propozimet

Sonte në Pressing diskutohet për qëndrimet e Kurtit pas dështimit të krijimit të qeverisë, raportimet për mbledhjen e nënshkrimeve nga deputetët e LVV-së edhe për një seancë, paralajmërimet për zgjedhje dhe zhvillimet e tjera politike. Në studio janë Blerta Deliu nga PDK, Albert Krasniqi nga D+, Burim Ramadani dhe Dibran Hoxha.

Deliu thotë se pavarësisht manovrave që i ka bërë Albin Kurti, ai e ka ditur që nuk i ka numrat.

Sipas saj, Kurti ka provuar t’i nënshtrojë deputetët.

“Kurti e ka ditur që nuk i siuron numrat, ka provu individualisht me nënshtru deputetë, me bo përpjekje që individualisht me i nda minoritetet, me marrë një votë prej atij e këtij. Në fund të ditës, nuk është serioze që një ministër me ftu sot në mëngjes për të nesërmen me u votu në Kuvendin e Kosovës, kështu nuk formohet një kabinet qeveritar”, tha ai.

Deliu ka kritikuar mënyrën e prezantimit të kabinetit të propozuar nga Albin Kurti, duke theksuar se në Kuvend nuk është sjellë asnjë listë me emrat e ministrave të ardhshëm, çfarë bëjnë ata, e çfarë profesioni kanë.

“Vijnë në kuvend, e nuk e ki asnjë listë të emrave të kabinetit të qeverisë Kurti 3, nëse i fton deputetët për me votu, duhet me pas një biografi, me pa kush janë ata njerëz, cka përfaqësojnë ata njerëz, ne i kemi dëgju si kur tërhiqen me zarfa emrat e përfaqësuesve që ai i ka vendos gjoja për t’u zgjedhur në kabinetin qeveritar”, tha ajo.