Kaq shumë qenka rritur djali i Majk, sa simpatik

Reperi Majk, ndonëse prej kohësh i përfolur për jetën e tij personale, mbetet një baba i përkushtuar për djalin e tij nga lidhja me Majlinda Zekën.

Ai nuk e ekspozon shpesh të birin në publik, por herë pas here ndan momente që tregojnë lidhjen e fortë mes tyre, shkruan “Kosovarja”.

Së fundmi, në një foto të shpërndarë nga Majk, është vënë re se djali i Majk është rritur dukshëm.

Majk ka folur gjithmonë me dashuri për rolin e tij si baba dhe për marrëdhënien e veçantë që ka me të birin. Edhe pse ruan privatësinë familjare, ai nuk fsheh krenarinë për djalin e tij që po rritet me shpejtësi.