Pas arrestimit të tifozëve nga Kosova, sot ndodhi edhe një çudi tjetër në Mal të Zi

Kush mund t’i bjerë në fije se çfarë po ngjan në Mal të Zi!

Kaosi ndodhi me tifozët “Arpagjikët” e Bashkimit të Prizrenit, ku disa u arrestuan dhe njëri me procedurë rekorde u dërgua në burgim dhjetë ditë në Mal të Zi!

Kjo ndodhi më 23 tetor me tifozët e basketbollit të Bashkimit, të cilët ishin duke u kthyer nga Italia.

E gjithë çudia ndodhi në Igallo për shkak grafitit UÇK (Ushtria Çlirimtare e Kosovës), ushtri që e luftojë okupatorin serb në fund të viteve të 90-ta.

Sot ndodhi çudia tjetër po me shqiptarët.

Policia e Malit të Zi urdhëron të shtyhet ndeshja në stadiumin “Besa” në Tuz mes skuadrës shqiptare Deçiqi dhe Buduçnostit të Podgoricës, për shkak të sigurisë.

“Së pari shiu, pastaj Departamenti i Policisë: derbi Deçiqi – Buduçnosti shtyhet përsëri”, është titulli i mediumit malazez “Vijesti”.

Për cilën siguri bëhet fjalë?

Kjo është çështje e policisë malazeze!

Po pse bash me shqiptarët?

“Ndeshja Deçiq – Buduçnosti shtyhet për arsye sigurie në shtet, me urdhër të policisë”, – thuhet në njoftimin e klubit Deçiqi.

A mos vallë incidenti që ndodhi në ligën e dytë mes skuadrave malazeze në Nikshiq, Internacional e Berane, është shkaktar i frikës, ku tifozët u futen në fushë dhe pati rrahje masive?

Askush nuk e di përse u shty ndeshja Deçiq – Buduçnosti, pos që thuhet për shkaqe sigurie.