Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, është pyetur nga analisti Sadri Ramabaja se “çfarë i ka punuar gjyshi”.
Gruda nuk ka hezituar t’i përgjigjet shpejt Ramabajës rreth familjes së tij.
Deputeti ka treguar se i është vrarë në luftë dhe se vëllai i tij ishte ushtar i UÇK-së.
Ramabaja tentoi ta godisten Grudën duke nënkuptuar se gjyshi i tij ka pasur aktivitet të dyshimtë, por deputeti tha se gjyshi i tij nuk ka punuar askund pos në arat e fshatit të tij.
“Gjyshi im nuk ka punu asgjë i ngrati, ka punu në arat e Polacit”, tha Gruda rreth gjyshit të tij.
Ai tutje sqaroi se Ramabaja e ka fjalën për dikë që quhet Fejzë Gruda, porse emri i gjyshit të tij ka qenë Bejtë Gruda.
Ramabaja e ka pranuar se pyetja e tij ishte për dikë që është quajtur Fejzë Gruda dhe ka thënë se do t’i kërkojë falje deputetit të PDK-së sapo ta verifikojë këtë informatë.
Pas kësaj ka reaguar, kreu i OVL-UÇK, Hysni Gucati i cili e pyeti Ramabajën se kush e ka gënjyer në telefon.