Në kujtimet e tij “Në Vrojtimin Tim: Udhëheqja e NATO-s në Kohë Lufte”, ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka zbuluar detaje të panjohura më parë gjatë pozicionit të tij në NATO.
Dhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka ndarë një episod interesant nga një takim që zhvilloi me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai shkruan se takimi u zhvillua në Ankara dhe rendi i ditës përfshinte tema të tensionuara – operacionet në Siri, marrëdhëniet me aleatët e NATO-s dhe çështja kurde.
“Atmosfera ishte e tensionuar. Por Erdogan papritmas ndryshoi tonin e bisedës dhe më pyeti: ‘A të pëlqen misri?’ Unë u përgjigja ‘po’”, ka shkruar Stoltenberg.
“Disa minuta më vonë, misri i pjekur u soll në dhomë në një pjatë të madhe. I hëngrëm në tavolinë, me duar. Pastaj sollën gështenja të pjekura. Ishim tetë deri në dhjetë veta, të gjithë po hanim,…”, ka shkruar Stoltenberg.