Debati i ashpër Syla-Buzhala për opozitën: Pe shani LDK’në e PDK’në, Fatmirin kurrë – I mur votat me neve, dul i hyni n’gojë Albin Kurtit

Sonte në Pressing diskutohet për përpjekjet për krijimin e qeverisë dhe për atë që pritet të ndodhë në seancën e së dielës. Në studio janë Berat Buzhala, Baton Haxhiu, Valon Syla dhe Ilir Mirena.

Një debat i ashpër u zhvillua për opozitën mes Sylës dhe Buzhalës.

Syla e quajti Fatmir Limajn “mashtrues politik”.

“Mos ma mbroj Fatmirin këtu, se ai i pari është mashtrues prej opozite. Ai i mori votat me neve, me opozitën, e doli menjëherë e i hyri në gojë Albin Kurtit”, ka deklaruar Syla, duke nënvizuar se Limaj ka tradhtuar besimin e elektoratit opozitar.

Pjesë nga debati i tyre:

Syla: Unë mendoj që sulmi ndaj opozitës është brenda diskursit të VV’së. Një elektorat që e ka përzon opozitën, të ka qit prej loje tash del VV’ja me analista të thotë: Ku është opozita? Po a përzone, cka po të vyn tash opozita ty?

Syla: Mua më pengon të opozita është që Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku që 4 vjet nuk janë ulë me pi kafe si njeri, e kjo më shumë është tutë e Abdixhikut sesa e Memlit, se PDK’ja nuk e kanë gajle me pi kafe.

Syla: Pe shani LDK e PDK, pse nuk e shan kurrë Fatmir Limajn, krejt votat i murr.

Buzhala: Ti po thu që njerëzit tuten me shajt Fatmirin a? Po thu me shajt Fatmirin a?

Syla: Po shaje de, se ai i murr votat, po thuj Fatmiri e ka bo krejt lojën e opozitës se i ka marrë votat për me rrzu, tani shkoj i pari aty në vend

Buzhala: Ai po i merr votat e veta

Syla: Mos ma mbroj Fatmirin këtu, se ai i pari është mashtrus prej opozite, ai i murr votat me neve(opozitën) e dul meniher i hyni në gojë Albin Kurtit.