Deputeti Daut Haradinaj ka deklaruar se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, i cili u zgjodh në gusht me votat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, nuk përfaqëson askënd përveç Albin Kurtit.
“Dimal Bashës i dolën edhe ato shkrimet famëkeqe kundër UÇK-së. Në fakt nuk kemi qenë të informuar, të paktën unë personalisht. Sikur ta dinim nuk e kishim votu, sikur ta dinim nuk kish guxu as me iu afru binës, të jemi të qartë, po tash dojmë me kapërcy atë temë, se kurgja nëse skishim ba, muri i gjallë ishim ba qaty në Kuvend do deputetë edhe ai rrugaç skish guxu. Ai është kryetar Kuvendi i Albin Kurtit, ai nuk përfaqëson sen hiç, as vetveten as familjen e tij”, tha Haradinaj.