Gazetari Valon Syla, ka komentuar në “Pressing” deklaratën e kryeministrit në detyrë Albin Kurti për “toksisiteitn që po mbizotëron”.
Ai ka thënë se Albin Kurtit nuk i ka mbetur asnjë shok.
Tha se edhe me Adem Demaçin ishte “prishur”, para vdekjes së tij, dhe pas vdekjes sot e lavdëron.
“Albin Kurti nuk e çon mirë me asnjë njeri, Abazoviqin nuk flet më mirë, me Liburnin që e ka shok ngushtë jo, edhe me Adem Demaçin u prish para deke. Ajo udhëheqja e famshme e VV asnjë nuk është në VV, me Edi Ramën nuk fol, me kërkën bre ky nuk fol. UÇK nuk bën, komandantat s’bën, e kush bën”, ka thënë ai.