“Rama me Vuçiqin kundër Kosovës”, Rron Gjinovci reagon pas protestës në Tiranë/ Ka disa pyetje ‘thumbuese’

Aktivisti Rron Gjinovci, ka reaguar për protestën e sotme në Tiranë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Gjinovci pyet për konceptin e protestës, duke shtuar se Shqipëria nuk i prish punët për Kosovën.

Tutje, ai thotë se Rama dëshiron të luajë kur sheh primitivë dhe se ai është me Vuçiqin kundër Kosovës.

Shkrimi i plotë (pa ndërhyrje):

A mun dikush me m’kallxu a u ndrru koncepti i protestës a qysh? Protesta mahët para nji institucioni a autoriteti ndaj të cilit proteston, jo nëpër hava. Dalin krerët e shtetit ku po mahet protesta, në protestë, ndaj kujt?! Nëse e kanë ndaj BE-së a naj institucion tjetër ndërkombëtar, janë samitet, janë forumet ku munët Shqipnia me i ngritë këto, madje përfaqësonjësit e saj mujnë me protestu me aksione simbolike. Ama jo të nderum, nuk i prishë punët Shqipnia me kërkon për Kosovën, si ka prishë kurrë, madje as kur ndaj neve janë ushtru akte gjenocidi. Duhet dikush me bo nji llogaritje e me na kallxu a ka ma shumë dëshmorë Shqipnia në Kosovë a Kosova në Siri. Sdi pse jom i bindun që Kosova në Siri ka ma shumë.

Edi Rama lun kapak qishtu me juve edhe ju sheh si primitivca që ia shpifni. N’fund ai osht me Vuçiçin kundër Kosovës.

Ndërsa ky i sotmi ishte një koncert i lehtë. Kaq.