Lulzim Ademi i kërkuar për krime i arratisur në Serbi, nuk njeh Kosovën, dëshiron ta quajnë Lul Drazha (VIDEO)

Lulzim Ademi nga Broboniqi i Mitrovicës, një ish-polic i Serbisë gjatë okupimit serb ka rrëfyer me krenari se e njeh shtetin e Serbisë dhe kurrë nuk e pranon Kosovën si shtet.

Ajo që është më skandaloze se ai është pagëzuar me emrin Drazha Mihajlloviq dhe se e ndien veten si serb. Ademi ishte i dënuar në Kosovë me 20 vite burg për krime lufte ndaj bashkëkombasëve të tij, por ai kishte arritur që të arratiset nga burgu në vitin 2000. Ai vazhdon të kërkohet për të vuajtur dënimin.

Lul Drazha tani me një pjesë të familjes jeton në Novi Sad dhe se thotë se nuk ka kryer krime dhe se e do shtetin e tij siç e quan ai Serbinë me të cilën krenohet.