“Nuk di katër, por gjashtë gjuhë” – reagon Miss Grand Kosova pas polemikave virale

Polemika e fundit në rrjetet sociale erdhi pas një deklarate të Miss Grand Kosova, Brikena Selmani, e cila kishte thënë më parë se flet dy gjuhë, “kosovare dhe shqipe”.

Deklarata e saj menjëherë u bë virale dhe shkaktoi reagime të shumta ndër përdoruesit e rrjeteve sociale.

Përballë komenteve dhe kritikave, Brikena ka vendosur të reagojë në mënyrën e saj karakteristike – me humor dhe vetë-ironi.