Ish-presidenti i vendit Hashim Thaçi është shprehur optimist, mbi procesin final të Gjykatës Speciale, duke besuar se drejtësia do të dalë në krahun e luftës së pastër të Ushtrisë Çlirimtare të vendit.
Këtë e bëri të ditur, gazetari Berat Buzhala, kur u pyet nga Opinion, mbi vizitën e sotme të tij në Hagë, ku ndër tjera tha ekskluzivisht se siç i ka treguar ish-presidenti Thaçi analizat mjekësore të atjeshme flasin për shëndet fantastik të tij.
”Është hera e pestë që e vizitoi në Hagë. Asnjëherë nuk e kam pa më mirë dhe disponimin e kishte absolutisht fantastik ndoshta edhe për shkak se procesit po i vie fundi. Nuk besoj që është thyerje e protokollit atje, më tregon që kur i bënë analizat e gjendjes shëndetësore, organizmin e ka 13 vjet më i ri sesa mosha e tij, sipas standardeve mjekësore”.
”Është në një gjendje fantastike, sigurisht që mungesa e konsumit e alkoolit, mungesa e konsumit sigurisht të cigares, ai jo që ka pi alkool shumë por për shkak zero alkool, pastaj në një dietë fantastike. Pra, e ha darkën në një mbrëmje herët, çohet herët e bënë ushtrime, lexon tri orë në ditë, pastaj edhe shkruan”, shprehet Buzhala.
A ishte optimist mbi procesin për verdiktin final që do të marrë gjykata?
”Patjetër!”.
”Nëse ka drejtësi, edhe ashtu është bërë padrejtësi ndaj tij dhe ndaj grupit. Pra, nëse ka veç një grimcë drejtësi, e pamë njerëz të pavarur si James Rubin, nuk ka asnjë fakt që implikon përgjegjësinë komanduese të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Ka dështu Prokuroria. Siç ka dështu Prokuroria në Hagë për Ramush Haradinajn, siç ka dështu Prokuroria në Hagë për Fatmir Limajn”.
”Pra, UÇK nuk ka qenë organizatë ushtarake e mirëfilltë me një bazë komandë. Unë jam i bindur duke marrë parasysh organizimin shqiptar sot edhe FSK-ja është vështirë me marrë përgjegjësi komanduese e le më në atë kohë”.
Siç deklaroi ai ndër tjera, edhe dëshmitarët ndërkombëtarë konfirmojnë se ka qenë një situatë e një lufte guerile ndaj e kanë quajtë Ushtri Çlirimtare.