Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve në Drenas, në 100% të vendvotimeve, komunë e cila ka vendosur të mbaj Ramiz Lladrovcin kryetar edhe për një mandat.
Lladrovci ka fituar këto zgjedhje pa balotazh, me 52,31% të votave.
Pas tij, ka dal kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdari i cili ka marrë 37,31% të votave, apo gjithsej 9,373 vota.
Përveç se më pak se Lladrovci, Hajdari ka arritur të mbledh më pak vota edhe se bartësja e listës së partisë së Lladrovcit, Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin, Laureta Thaqi.
Laureta Thaqi si bartëse e listës ka marrë 9,676 vota, apo 303 vota më shumë se Hajdari.
Rezultati për kryetar të komunës: