Zonja Fata, nënë dëshmori nga qyteti i Gjakovës që jeton në Shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë ka thënë se sot nuk i është mundësuar të votoj.
Ajo ka thënë se në zgjedhjet e kaluara ka votuar në Shtëpinë e të Moshuarve, por kësaj here nuk ka votuar, pasi i kanë thënë se duhet të shkojë në Gjakovë.
“Jo nuk kam votu, u afrova me letërnjoftim, goxha shumë jam nervozuar se më është cënuar e drejta si nënë dëshmori, më kanë thënë ti duhet në Gkakovë, pse herën e parë kam votuar këtu e tash në Gjakovë”.
“Kësaj here pse jo, fort jam bërë nervozi, ata KQZ-së kanë qenë ka 10:30”.
“Na i lypën letërnjoftimet, kur u afrova më thanë t’i duhet në Gjakovë, unë ju thash herën e kaluar këtu kam votuar, më thanë jo në Gjakovë duhesh”, ka thënë ajo për KlanKosova.
Ajo ka thënë se do të ankohet te Avokati i Popullit.
“Do të shkoj te Avokati i Popullit për të pyetur pse mua si nënë dëshmori më është cenuar e drejta për të votuar”, ka thënë ajo./Periskopi/