Kur do t’i bëjë gjyshër Mihrien dhe Naimin? Flet Tringa!

Reja e këngëtares së njohur Mihrie Braha, Tringa Berisha, ishte e ftuar në rubrikën “25 pyetje” të emisionit ‘Prive By Liberta Spahiu’.

Në një atmosferë të ngrohtë, Tringa hapi dyert e shtëpisë së saj dhe ndau me publikun 25 përgjigje plot sinqeritet e detaje që nuk i kishte treguar më parë.

Ajo foli për jetën e përditshme, për ndryshimet mes Tringës që shohim në rrjete sociale dhe asaj në shtëpi, si dhe për komentet që kanë qarkulluar lidhur me mënyrën e të folurit të saj në gjuhë standarde.

Ndër të tjera, Tringa rrëfeu raportin e ngushtë me Mihrien dhe Naimin, duke treguar për respektin dhe harmoninë që mbizotëron në familje.

Në fund, ajo tregoi edhe për planet e ardhshme të saj, si dhe foli se kur do t’i bëjë gjyshër Mihrien dhe Naimin.

Ndiqni intervistën e plotë në materialin më poshtë! /Prive By Liberta Spahiu