Bebe Rexha “çmendet” nga gëzimi pas fitores së Shqipërisë ndaj Serbisë!

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka shpërthyer në emocion pas fitores historike të Kombëtares së Shqipërisë ndaj Serbisë me rezultatin 1-0 në Leskovac.

Në një postim emocionues në “Instagram Story”, artistja ka ndarë një video nga momentet e fundit të ndeshjes, ku shihet ekrani që tregon rezultatin 0-1 në favor të kuqezinjve.

Teksa emocionet janë në kulm, Bebe dëgjohet duke thënë: “O Zot, s’mund të duroj më, çfarë po ndodh!”

Pas përfundimit të ndeshjes, ajo shpërthen në brohoritje bashkë me personat që ndodheshin pranë saj, duke festuar me entuziazëm fitoren e madhe të Shqipërisë.